Pal Lekaj i bie ‘pishman’ pse ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pranon se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup do t’i kushtojë buxhetit të shtetit disa miliona më tepër, mirëpo nuk tregon sa mund të jetë kjo shifër.

Në një intervistë për Gazetën Express, Lekaj ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë edhe kohën kur është hedhur gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se veprimet e deputetëve atëkohë ka qenë të papranueshme, por të domosdoshme.

“Ajo kohë ka qenë shumë e rëndë për Kosovën dhe veprimet e deputetëve në atë kohë edhe pse të papranueshme, kanë qenë veprime politike e të domosdoshme. Prandaj ato raste do të duhej që të mos përsëriten sikurse as situatat që i kanë shtyrë deputetët për të ndërmarrë ato veprime që i kanë ndërmarrë. Qëndrimet tona për sa i takon temave të demarkacionit dhe asociacionit janë qëndrime të njohura tashmë”, ka thënë Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme