Të hënën del raporti i kamerave të sigurisë nga vendi i vrasjes së Ivanoviqit

Të hënën pritet të publikohen rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë në vendin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq në Mitrovicën Veriore.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Kryeprokurori për Rajonin e Mitrovicës, Shyqeri Syla i cili tha se të hënën pritet një raport i gjerë për rastin.

“Jemi duke punuar intenzivisht në hetimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviq. Të hënën presim rezultatet e ekzamimiit të kamerave të sigurisë, ekzaminimit të veturës dhe raportin e mjekësisë ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitarë por nuk mund të flas me shifra”, tha Syla.

Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës me disa plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën Veriore.

Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme