Kërcënimet e ambasadorit Delawie nuk zmbrapsin AAK-në e Nismën për shfuqizimin e Speciales

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vazhdojnë të përkrahin nismën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, për kudër thirrjeve të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar se një gjë e tillë nuk duhet të ndodh.

Më i zëshmi e me tone kërcënuese në thirrje për të hequr dorë nga kjo nismë vazhdon të jetë ambasadori amerikan Greg Delawie.

Ai të mërkurën në një deklaratë për media tha se nëse shfuqizimi i Speciales ka sukses, deputetët dhe politikanët qe e përkrahin do të përballen me pasoja specifike.

“Deputetët që e mbështesin këtë nismë – dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre – do t’u nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra nëse kjo nismë ka sukses”, ishte shprehur Delawie.

Por, deputet nga radhët e dy partive pjesë e koalicionit qeverisës, AAK e Nisma, ndonëse nuk i kanë komentuar deklaratat e ambasadorit amerikanë, vazhdojnë të insistojnë se Gjykata Speciale është e padrejtë, ndonëse ata shprehen falënderues për ndihmën që ka dhënë faktori ndërkombëtar për Kosovën e si doemos SHBA, shkruan lajmi.net.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku diskutohet dhe merret vendime në interes të qytetarëve dhe do të respektojë vendimin e tij.

Haxhiu ka thënë se pavarësisht procesit deri ku ka ardhur, ata nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Çfarë do që vlerësohet prej Kuvendit prej organeve të tij, procedurave që shkojnë, procesi ka ardhur deri ku ka ardhur, por nuk është diçka që ne kemi ndërruar mendimin për këtë gjykatë që është një etnike”, është shprehur Haxhiu për lajmi.net, duke shtuar se kriminelet që bënë masakra në Kosovë kurrë nuk dolën para drejtësisë.

Edhe Nisma për Kosovën vazhdon të jetë kundër Gjykatës Speciale, por deputeti i kësaj partie, Enver Hoti thotë se bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtarë do të vazhdojë.

“Nuk e komentojmë deklaratën, por jemi të bindur se bashkëpunimi do të jetë në nivelin e duhur me Delawie dhe gjithë miqtë ndërkombëtarë, pavarësisht prej aktualitetit që po kalojmë si institucione.

“Ne jemi kundër Gjykatës Speciale po jemi të bindur se kjo do të kalojë, dhe marrëdhëniet, bashkëpunimi do të jenë të vazhdueshme me miqtë ndërkombëtarë e veçmas me SHBA-të”, është shprehur Hoti.

Nisma për shfuqizimin e Speciales mund edhe të dështojë. Kjo pasi partneri më i madh i koalicionin me AAK-në e Nismën, PDK është tërhequr nga një gjë e tillë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet kryetari i kësaj partie dhe i Kuvendit, Kadri Veseli. Me anë të një letre publike Veseli pas festave të fundvitit kishte deklaruar se është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, e cila do të hetojë pjesëtarë të UÇK-së, të dyshuar për krime lufte.

Që nga 22 dhjetori Kryesia e Kuvendit ka provuar tri herë që ta fus në rend dite shfuqizimin e Speciales, por, që ka dështuar në mungesë të kuorumit. Një gjë e tillë dështoi edhe të mërkurën për arsye të njëjtë.

Shfuqizim te Speciales po kërko edhe OVL e UÇK-së, madje ata po akuzojnë ambasadorët ndërkombëtarë se po ndërhyjnë në punën e Kuvendit dhe janë duke ushtruar presion ndaj deputetëve./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme