Qeveria e Kosovës e ka publikuar kontratën prej 1 mijë faqesh me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë të ditur se investitori 30% të mjeteve do t’i financojë në fillim, ndërsa pjesa tjetër e investimit do të jetë kredi.
Ai ka pranuar se kredia për këtë projekt do të ndikojë në rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike.
Sipas tij kjo varet nga interesi i kredisë që merr investitori dhe varet se sa do të arrijë KEDS-i të zvogëlojë humbjet gjatë distribuimit.
Sipas kontratës, Qeveria është e obliguar ta furnizojë kompaninë amerikane me thëngjill, me ujë dhe do të detyrohet ta blejë tërë energjinë elektrike që e gjeneron termocentrali.