Habit imami i njohur: Ambicia ime, të jem kryeministër nesër

Imami i xhamisë së Tabakëve, mjaft popullor dhe për rolin aktiv të tij në rrjetet sociale, Elvis Naçi ishte i ftuar sot në Ëake Up.

I pyetur drejtpërdrejtë nga Eno, nëse ka një ambicie për të shkuar më tej në instancat drejtuese të komunitetit musliman, përgjigja e Naçit ka qënë e thjeshtë: “Kam një ambicie më të madhe, që të jem kryeministër nesër!” (qesh).

Pas publikimit të lajmit se imami i parë homoseksual në Australi po planifikon të hapë një xhami ndryshe brenda një viti, një për muslimanët homoseksualë, Naçi ka këtë mendim:

“Ngaqë është një risi , normal që duket e çuditshme, sepse dhe imam dhe homoseksual është diçka që nuk bën sens në fenë islame. Ne jemi mësuar me problem, se ne në konceptin tonë o imam o homoseksual, ose duhet vritur homoseksuali, gjithmonë ka një të mesme të artë në këtë. Do të thotë që në fenë islame dhe fetë e tjera, homoseksualizmi është mëkat i madh, është standard në fetë qiellore. Ka një mesatare të artë që do të thotë që ne shqiptarët e kemi këtë problem nëse nuk biem dakord me dikë për diçka ne do të fillojmë të shajmë, të denigrojmë. Në fenë islame një imam homoseksual nuk bën sens”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme