Në 2017 oqeanet përjetuan periudhën më të ngrohtë në vitet e fundit

Akademia e Shkencave të Kinës (CAS) njofton se në vitin 2017 oqeanet kanë përjetuar periudhën më të ngrohtë në vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit të Institutit Atmosferik Fizik të CAS-it, për shkak të ngrohjes së vazhdueshme globale, oqeanet gjatë vitit të kaluar kanë përjetuar periudhën më të nxehtë, pas vitit 2015.

Në deklaratë bëhet e ditur se oqeanet kanë arritur në nivelin shumë më të lartë se të mesatares së nxehtësisë së oqeaneve gjatë viteve 1981-2010. Oqeani Atlantik dhe Oqeani Antartik janë oqeanet të cilat janë ngrohur më së shpejti gjatë vitit të kaluar.

Në njoftim thuhet se masa më e madhe e nxehtësisë në ngrohjen globale mbahet nga oqeanet dhe përveç kësaj theksohet se rritja e nivelit të oqeaneve dhe deteve është sinjali më përcaktues i ngrohjes globale.

Për këtë arsye në deklaratë bëhet e ditur se në shtresat e akullit në pole do të ketë shkrirje dhe se kjo do të ndikojë në nivelin e oqeaneve.

Komiteti Kombëtar i Aeronautikës dhe Administrimit të Hapësirës (NASA) më parë bëri të ditur se me vazhdimin e trendit të ngrohjes afatgjate të planetit, temperaturat mesatare globale në vitin 2017 ishin 0.9 gradë celsius më të larta se në vitet 1951-1980.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme