Deputeti i parlamentit serb nga Zubin Potoku: “Zoti i Veriut” është Milan Radojiciq, rrahu midis qytetit Goran Rakicin

Deputeti i pavarur në Parlamentin serb nga Zubin Potoku, Slavisa Ristic pohoi se Milan Radojicic është “Zot i veriut”.

Madje, sipas informatave të Risticit, në një moment mos marrëveshje, Radojicic i kishte dhënë një flakaresh midis qytetit, kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakicit, përcjell Telegrafi.

“Në mes të rrugës e ka turpëruar duke i dhënë një shuplakë në fytyrë”, tha Ristic.

Ky i fundit më tutje deklaroi se “Rakic dhe zyrtarët e zgjedhur nga qeveria kosovare janë në shërbim të detyrave të dhëna nga SNS-i dhe të paraqitjes në fushatën zgjedhore.Të gjitha vendimet e tjera në lidhje me kompetencat e tyre dhe jetën e njerëzve  bëhet nga një grup joformal”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jakshiq, kujtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi Goran Rakicin dhe Radojicicin pas zgjedhjeve të Kosovës.

Milan Radojiç thuhet se është ‘kumar’ i Zvonko Veselinovicit, i cili u arrestua me dyshimin për organizimin e trazirave në Kosovë në vitin 2011.

Radojicic dhe Veselinoviç u paditën nga Prokuroria për Krimin e Organizuar në vitin 2012, me dyshimin se kishin konfiskuar 32 automjete nga Hypo-Alpe Adria Leasing.

Ata janë liruar në vitin 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme