AAK synon të shtojë radhët, shpall zgjedhjet në parti

  • Zgjedhjet e brendshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, në të gjitha nivelet e saj, mbahen në periudhën shkurt – maj 2018.

    Kështu ka vendosur sot Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një mbledhje të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri Ramush Haradinaj, njofton zyra për media e kësaj partie.

    “Aleanca këtë proces e konsideron, ndër detyrat më të rëndësishme të radhës, kjo me qëllim të demokratizimit dhe të hapjes së mëtutjeshme të partisë. Ishte vlerësim unanim që AAK, të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që besojnë, se kontributin e tyre për proceset politike në parti dhe në vend, mund ta japin përmes kësaj partie”, thuhet në njoftim.

    “Të synojmë afrimin i secilit qytetar të vendit me Aleancën, me strukturat tona në çdo cep të Kosovës. Aleanca ka kuadro të dëshmuara në proceset e deritanishme dhe këtyre strukturave duam t’i shtojmë edhe vlera të reja me afrimin e të rinjve, grave, ndërmarrësve, shoqërisë civile dhe profesionistëve tjerë të ndryshëm”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

    Zgjedhjet e fundit në AAK janë mbajtur në vitin 2015, dhe zgjedhjet e reja përmbushin kriterin statutar që ato të organizohen në afatin e rregullt.

    © KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme