“Vizita e Vuçiqit në Kosovë e organizuar për qëllime propagandistike”

Lëvizja serbe “Mjaftë më”, vlerësoi se vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Kosovë u organizua për qëllime propagandistike.

Lëvizja gjithashtu deklaroi se qytetarët e Serbisë, e sidomos ata në Kosovë, në vend të kësaj vizite, presin arrestimin e vrasësve të politikanit të opozitës në Kosovë, Oliver Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, ata përmes një deklarate thonë se vrasja Ivanoviqit në pjesën veriore të Mitrovicës është “vrasje politike”, shkruan B92.

“Mjaft më me fjalët të zbrazëta të Vuçiqit, propagandë e cirk udhëtues, qytetarët presin vepra, kush e vrau Ivanoviçin dhe pse”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes serbe “Mjaftë më”.

Presidenti serb po vazhdon vizitën e tij në Ksoovë, ku gjatë takimit me qytetarët serb në Manastirin e Banjska, tha se Beogradi dhe Prishtina do të shkëmbejnë informacion në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme