Sipas hulumtimit të fundit të Agjencisë Gallup në administratën e re të SHBA-së të udhëhequr nga Donald Tramp, besim kanë 45 % e qytetarëve të Maqedonisë.
Për dallim prej qytetarëve të Maqedonisë pothuajse më pak se gjysma apo 24 % e sllovenëve kanë besim në administratën e Trampit, aq sa edhe kroatët si dhe një e katërta e malazezve apo 28 % e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, transmeton Medial.mk.
Besim më të ulët ndaj administratës së Trampit në rajon kanë serbët- vetëm 16 % krahas 58 % që assesi nuk pajtohen me Trampin.
Hulumtimi që ka përfshirë krejt botën, ka treguar se kur bëhet fjalë për evropianët, Tramp më shumë mbështetet nga qytetarët e Kosovës me 75 %, pason Shqipëria me mbështetje prej 72 %.