Qeveria i ka votat e Listës Serbe, është e vendosur për ta ratifikuar versionin e tashëm të demarkacionit

Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, në emisionin Fakt Plus me Leotrim Berishën ka thënë se opozita duhet t’i qaset ndryshe demarkacionit. Ai kërkuar nga opozita që të pranojë ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për të dialoguar për çështjen e demarkacioni.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vendosur për të ratifikuar versionin aktual të demarkacionit. E, po ashtu shprehet se Lista Serbe do të votojë atë.

Duke i mohuar zërat se për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, Qeveria po bën pazare me Beogradin, paralajmëron se vitin e ardhshëm Kosova do të bëhet me Ushtri.

 “Kryeministri Mustafa nuk hyn në asnjë pazar që të dëmtohet interesi i Kosovës”, ka thënë Abdullahu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme