Shqipëri, përkujtohet “21 Janari”, Rama: Drejtësia po vonon

Kryeministri Edi Rama ka përdorur përkujtimin e “21 janarit”, për të etiketuar armiqtë e reformës në drejtësi, që sipas tij gjenden në Parlament, në organet e drejtësisë, por edhe në “kazanin mediatik”. Në 7 vjetorin e demonstratës që u përmbyll me 4 të vrarë, Rama tha se drejtësia po vonon për këtë ngjarje.

21 janari është kthyer në dëshmitar kombëtar i pafuqisë çerekshekullore të njeriut të zakonshëm të këtij vendi përballë murit qorr dhe shurdh të drejtësisë së tredhur nga krimi, shëmbëlltyrë kombëtare të nevojë ulëritëse të njeriut të zakonshëm për drejtësi dhe padurimit popullor teksa koha ikën dhe drejtësia vonon. Një pasqyrë kombëtare të përpjetës së lartë të betejës së shpallur në tre vitet e fundit për një reformim drastik të sistemit të drejtësisë ku në çdo hap ndeshemi me forcën e dëshpërimit të organizatave, klaneve, celulave antireformë në Parlament, në pallatin e drejtësisë, në kazanin mediatik e kështu me radhë – tha Rama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme