MPB e Serbisë thotë se s’ka shkëmbime zyrtare të të dhënave me Kosovën

Ministria serbe e Punëve të Brendshme nuk ka shkëmbime zyrtare të të dhënave me Prishtinën dhe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit s’ka pranuar asgjë zyrtare nga organet hetuese të Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq në “TV Pink”, ndërsa ka shtuar se hetimi duket se ka për qëllim të ngadalësohet për shkak se janë plasuar shumë dezinformata.

“Do të shohim se çka do të raportojnë ata nesër, unë do të doja që ata të zbulojnë diçka që do të çonte në zbulimin e shpejtë të kryerësve të krimit, por, mesazhet, veprimet ose më mirë të them mosveprimet në terren, nuk janë inkurajuese. Asgjë nga këto nuk na inkurajojnë”, tha Stefanoviq, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, “më nuk jeni të sigurt – nëse është shtënë nga vetura në lëvizje, nëse kanë qe një apo dy vetura dhe e dyta, përse të lëshohen këto informata në publik”.

Ministri serb i Brendshëm tha se organet serbe mund të ndihmojnë në hetime dhe se që nga fillimi, porosia ka qenë se, kushdo që është prapa vrasjes së Ivanoviqit, duhet të përgjigjet dhe se “Serbia do të bëjë gjithçka është e mundur si shtet të ndihmojë që të gjendet vrasësi i Ivanoviqit”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme