Emri, protesta masive kundër negociatave në Greqi

“Maqedonia është Greqi”. Me këtë moto, dhjetëra mijëra protestues nga më shumë qytete të Greqisë demonstruan në Selanik kundër zgjidhjes së kontestit rreth emrit me vendin tonë e cila do e përmbante termin Maqedoni. Organizatorë të protestës ishin shoqata dhe organizata greke nga diaspora, shoqata krishtere dhe të sportit si dhe kryetarë komunash e peshkop nga komuna të ndryshme. Ata kërkojnë referendum në Greqi rreth kësaj çështje. Në pjesën tjetër të qytetit ndërkohë u mbajt kundër-protestë e shoqatave majtiste dhe organizatave anarkiste kundër nacionalizmit. Kryeministri grek në intervistë për gazetën “Etnos”, tha se i respekton ndjenjat e bashkëvendësve të tij, por shton se interesat e shtetit nuk mbrohen me protesta, por me aftësi për të negociuar.

Zgjidhja do të thotë emër i ndërlikuar për përdorim të përgjithshëm i pranuar nga të dyja palët. Ndërsa përdorim i përgjithshëm do të thotë se nuk mund të quhet ndryshe në marrëdhëniet bilaterale edhe në Kombet e Bashkuara, ndërsa tjetër të jetë emri kushtetues. Lidhur me NATO-n dhe BE-në, gjërat janë të qarta. Integrimi në NATO apo fillim të bisedimeve për vendin fqinj do të ketë, vetëm me emër të zgjidhur – deklaroi kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras.

Një ditë më parë organizatat greke në Melburn të Australisë organizuan protesta kundër kompromisit që do e përmbante emrin Maqedoni, ndërsa policia e atjeshme pengoi përplasje mes demonstruesve dhe maqedonasve në këtë qytet. Protestat në Greqi organizohen pak para takimit të parë drejtpërdrejtë mes kryeministrave Zaev dhe Cipras në Davos i caktuar për të mërkurën, ku do bisedohet edhe për emrin. Ndërmjetësi Methju Nimic pak ditë më parë, sipas burimeve jozyrtare, ka ofruar pesë zgjidhje, të gjitha të shkruara me alfabetin latin dhe në gjuhën maqedonase, me pohimin se nuk preket identiteti. Megjithatë, negociatori nga pala maqedonase, Vasko Naumovski, tha se bëhet fjalë për propozime që nuk ofrojnë zgjidhje të dinjitetshme dhe se nuk është shumë optimist. Ndërkohë sipas burimeve të gazetës greke Kathimerini, autoritetet në Athinë gjoja janë të gatshëm ta pranojnë termin Republika Maqedonia e Vardarit, ndërsa autoritetet në Maqedoni, sipas gazetës, më tepër janë për emrin Republika Maqedonia e Re. Tash për tash as nga Shkupi zyrtarë e as nga Athina nuk ka konfirmim ose përgënjeshtrim të këtyre shkrimeve.

Alsat M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme