Rikthimi i Kurtit në krye të Vetëvendosjes pa votat e 2/3-ës së anëtarësisë

Mbi 20 mijë anëtarë të “Vetëvendosjes” fare nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës për kryetar të partisë.

Kandidati i vetëm, Albin Kurti, u zgjodh në krye të “Vetëvendosjes” me 10 mijë e 606 vota apo 33. 83 përqind të votave. Kurse, numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote ishte 31 mijë e 350.

Vetëm 65 anëtarë votuan kundër Kurtit për kryetar të partisë, 60 abstenuan, ndërsa, 28 vota ishin të pavlefshme.

Pavarësisht kësaj, Adnan Rrustemi në intervistwn nw kuadër tw emisionit Express në KTV, ka thënë se u shënua rritje e daljes në zgjedhje për kryetar të partisë, krahasuar me vitin 2015.

Por, në zgjedhjet e vitit 2011 për kryetar të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti kishte marrë 5 mijë 682 vota apo 60 për qind nga 9 mijë e 625 anëtarë me të drejtë vote.

Përçarjet në “Vetëvendosje” duket se kanë ndikuar edhe në rezultatin e zgjedhjeve të brendshme.

Të larguarit nga funksionet partiake, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe të tjerë, nuk kanë votuar të dielën në zgjedhjet e kësaj partie. Grupi i tyre e ka kundërshtuar kandidimin e Kurtit për kryetar të “Vetëvendosjes”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme