Qytetarët kërkuan drejtësi për rastin e Almir Aliut

Rikualifikimi i mundshëm i vrasjes së Alimir Aliut, në aksident në komunikacion, do të ishte tregues se drejtësia në vend është selektive dhe se në Maqedoni nuk ka “ jetë për të gjithë”, thanë sot organizatorët e protestës “ Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”.

Aktori Visar Vishka, një nga organizuesit e protestës tha se sot nuk protestohet vetëm për Almirin, por për fëmijët e çdonjërit, duke shpresuar se qytetarët do të reagojnë ndaj çdo padrejtësie.

“Jemi këtu që të flasim në emër të Almirit. Në bazë të incizimeve bëhet fjalë për vrasje klasike e bërë me paramendim. Shpresojmë që Prokuroria do të na jap një fije shprese se ekziston drejtësi. Ne do ta vazhdojmë këtë luftë, sepse nuk është vetëm për Almirin, por edhe për fëmijët tanë.Ne shpresojmë që qytetarët të dalin për çdo padrejtësi, ne e morëm këtë nismë pasi e pamë se kishte një heshtje të madhe, një heshtje që shurdhon”, shtoi Vishka.

Aktivistja e sektorit civil, Diana Tahiri, tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2009055519135290/

“Nuk guxojmë të lejojmë që drejtësia të varet nga përkatësia etnike e të akuzarit, viktimës ose pjesmarrësve të tjerë në vepra”- tha Diana Tahiri.

Ng Ura e Gurit ku edhe u mblodhën, protestuesit vazhduan marrshin e tyre në qetësi, drejt Prokurorisë Publike, në dyert e së cilës vendosën lule të bardha, ngjyra e të cilave asoconte në shpirtin e vogëlushit të ndjerë. Organizatorët e protestës thanë se do të dalin në protesta deri sa të merret vendimi i duhur dhe kjo vrasje të mos rikualifikohet si aksident, ndërsa familjarët kërkuan që drejtësia të vihet në vend.

Në mesin e protestuesve u panë kryetari i Gostivarit Arben Taravari, njëherësh sekretar I përgjithshëm i ASH-së, pastaj Elmi Aziri dhe tjerë. Protesta e sotme erdhi si pasojë e revoltës së shkaktuar në opinion se rasti i vrasjes së vogëlushit Aliu nga Boban Iliq mund të rikualifikohet si aksident në komunikacion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme