- Pesë nxënës të një shkolle nëntëvjeçare në Durrës kanë shfaqur simptoma helmimi pasi kanë konsumuar hamburger, sanduiç dhe byrekë gjatë kohës që ishin në shkollë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 5 nxënësit e shkollës “Eftali Koçi” janë dërguar me urgjencë në spital.
Nxënësit e klasës së 5-të, D.R K.N, L.B. F.Xh dhe F.H, vjeç 11, 11, 12, 11 e 11, banues në Durrës, janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh. Ngjarja u regjistrua dje. Fëmijët janë mjekuar dhe u larguan nga urgjenca pa probleme për shëndetin. Policia raporton se fëmijët kanë konsumuar ushqime të shpejta pranë një kioske. Kioska ndodhet pranë shkollës. AKU ka nisur kryerjen e analizave për ushqimet që konsumuan fëmijët, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.