Punëtorët e administratës së komunës së Mitrovicës mbajtën të mërkurën një protestë, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.
Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e Thaçit raporton Telegrafi.
Thaçi është arrestuar para disa ditëve derisa po hynte në territorin e Serbisë. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ndërsa, Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklaruar se Thaçi akuzohet për terrorizëm.