Kuçi: Historia nuk do t’ia falë Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale

Partia e Ramush Haradinajt edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk pranon Gjykatën Speciale.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Blerim Kuçi, thotë se historia nuk do t’ia falë Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale.

“E dëmshme është në shumë aspekte. E para në aspektin historik. Historia kurrë nuk do ta falë vendimin e parlamentit të Kosovës lidhur me votimin e këtij ligji, krijimin e Gjykatës Speciale’, tha Kuçi në ‘Rubikon’ të KTV’së.

Sipas Kuçit, ajo që duhet Gjykuar është Serbia.

“Në start ne po pranojmë se kemi kryer krime në Kosovë. Krimet dihet kush i ka bo. Serbia na ka sulmu në shtëpi”, tha Kuçi.

43 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme