Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, flet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Sot janë bërë një javë që nga vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq. Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës së kaluar para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.Vrasja është dënuar nga liderët e shtetit ndërsa menjëherë autoritetet e rendit kishin nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

Po deri ku kanë shkuar hetimet përkitazi me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Maxhuni ka deklaruar se hetuesit e Policisë së Kosovës nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e kësaj vrasje.

“Jemi duke punuar për hetimin e kësaj vrasje me të gjitha kapacitetet që kemi në dispozicion”, ka thënë Maxhuni për Indeksonline.

Gjithashtu kreu i policisë kosovare ka shtuar se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë vrasje.

Ndryshe shteti serb kishte dërguar disa kërkesa tek organet shtetërore të Kosovës dhe ato ndërkombëtare që funksionojnë në vend si EULEX dhe UNMIK, që t’u mundësohet përfshirja në hetimin e këtij rasti, por që përgjigja ishte negative.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme