Analisti Donik Sallova thotë se në zgjedhjet e ardhshme do dihet saktë se partia e parë duhet edhe të ketë kryeministrin.
Sipas tij, nuk është kulturë e asnjë lloji që dikush që nuk ka as 7% të votave të ketë kë post.AKR’së sipas tij iu dha shumë pushtet, por thotë se nuk ak fuqi politike.
Në emisionin Politikë me Sejdi Demirin ai deklaroi se Pacolli nuk e ka partinë e strukturuar dhe se nuk do e kalonte pragun nëse nuk do hynte me LDK’në.
“Përveq dominimit të figurës së Pacollit, që është figurë që aspiron të ketë një far ndikimi ë politikën e jashtme, nuk shoh ndonjë tjetër në atë parti. Enver Hoxhaj është një ministër në hije i Punëve të Jashtme. Pacolli akoma nuk na ka befasuar me vizitat e tij të famshme, nuk jemi duke shquar ndonjë rezultat”, ka thënë ai në Tribuna Channel.