Putin po i bllokon financat rivalit politik

Qeveria ruse duket se po i mbyll çdo shteg opozitarit Alexey Navalni, i cili synon të sfidojë presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale. Së fundmi një gjykatë ruse ka urdhëruar mbylljen e fondacionit që financon blogerin e njohur.

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar mbylljen e fondacionit që mbështet aktivitetet e liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny, një lëvizje kjo që konsiderohet si goditja e fundit ndaj kritikut të Kremlinit.

Vendimi i gjykatës është miratim i një kërkese të Ministrisë ruse të Drejtësisë, që kishte hetuar fondacionin “Stina e Pestë” dhe kishte dalë në përfundimin se kishte shkelur ligjin.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, avokatët e fondacionit kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin.

Për përfaqësuesit ligjorë të Navalny, kërkesa e ministrisë është e paligjshme pasi fondacioni funksionon në përputhje me legjislacionin rus dhe për shkeljet që mund të ketë kryer ka masa alternative.

Sidoqoftë, vendimi i gjykatës përbën një goditje të fortë për blogerin rus që është dhe i vetmi që ka tentuar të sfidojë presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale.

Por sa herë është përpjekur për të zyrtarizuar kandidaturën e tij për drejtimin e Kremlinit, Navalny ka përfunduar në pranga dhe prapa hekurave.

Ai doli në skenë në vitin 2011, kur kërkoi votat e të rinjve rusë të zhgënjyer nga korrupsioni dhe ekonomia e drobitur. Sa u takon zgjedhjeve të ardhshme, Navalny ka bërë thirrje për bojkotin e tyre dhe ka organizuar një protestë mbarëkombëtare më 28 Janar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme