SHBA, dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat në shkollë

Një 15-vjeçar ka hapur zjarr në një gjimnaz në perëndim të Kentuckyt këtë të martë, duke lënë të vdekur dy shokë klase dhe duke plagosur një duzinë tjetër, përpara sesa të arrestohej.

Konfirmimi për ngjarjen vjen nga guvernatori i shtetit dhe nga policia.

Të shtënat nisën vetëm pak pas orës 8 të mëngjesit në shkollën e mesme të kantonit Marshall, në Benton të Kentuckyt, një qytezë rreth 210 km në veriperëndim të Nashville, Tennessee.

Kjo ngjarje është e fundit në vazhdën e dhunës së shkaktuar prej armëve, gjë që është bërë thuajse një rutinë nëpër shkollat dhe kampuset e kolegjeve anembanë Shteteve të Bashkuara gjatë viteve të fundit.

Plot 14 studentë u qëlluan nga të shtënat me armë, dy prej të cilëve morën plagë fatale për jetët e tyre. Një prej viktimave, një vajzë 15-vjeçare, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa një djalosh 15-vjeçar u shpall i vdekur pasi ishte transportuar për në qendrën e traumave të një spitali të afërt, tha guvernatori Matt Bevin, gjatë një konference për shtyp pak orë pas ngjarjes.

Nga 12 të mbijetuarit, 5 studentë u dërguan në qendrën e traumave, ndërsa 5 studentë të tjerë pësuan lëndime jo nga plumbat.

Policia tha se ngjarja e dhunshme ndodhi kur një i dyshuar 15-vjeçar hyri në shkollë i armatosur me një pushkë dhe nisi të qëllonte pa dallim. Guvernatori tha se i riu u kap në vendngjarje “pa bërë rezistencë”.

Megjithatë, ende nuk ka detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes, apo motivet e këtij akti makabër. Guvernatori Bevin shtoi se asnjë prej studentëve të përfshirë në ngjarje nuk është identifikuar publikisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme