Seanca ndaj Azem Sylës e 21 të tjerëve u shty për 1 shkurt

Trupi gjykues me kërkesë të avokatit mbrojtës të Azem Sylës ka miratuar anulimin e seancës ndaj Azem Sylës dhe 21 të tjerëve në rastin e njohur si ‘Toka’ për të vazhduar më 1 shkurt.

Kështu bëri të ditur avokati Besnik Berisha, i cili shpjegoi edhe arsyet se pse seanca u mbyll për publikun.

“Seanca u mbyll me kërkesën time për shkak se kisha planifikuar që me kërkesën e klientit tim t’i drejtohesha gjykatës me disa rrethana personale që lidheshin me z. Syla dhe po ashtu në kompozicionin e trupit gjykues. Mirëpo, më vonë unë vet konsiderova se duhet të elaborohet në letër çdo gjë që kisha planifikuar ta parashtroj dhe me miratimin e trupit gjykues u anulua seanca për sot vazhdohet me datën 1 shkurt”, tha Berisha.

Berisha tha se janë shumë faktorë që e shtyjnë të besojë se në rastin e Azem Sylës nuk mund të ofrohet një gjykim i drejt.

“Mes tjerash është edhe faktori kohë, pra faktori kohë që është planifikuar nga kryetari i trupit gjykues dhe na është konfirmuar se misioni i EULEX-it do të përfundojë mandatin në qershor të këtij viti.

Meqenëse kanë mbetur rreth 5 muaj për të përfunduar mandati i EULEX-it duhet shqyrtuar çdo fakt me kujdes të veçantë e në veçanti ato që janë shfajësuese, kam frikën se për z.Syla po cenohet kjo e drejtë dhe kjo është arsyeja pse kemi shpreh shqetësimin tonë”, tha ai.

Avokati i Nyrtene Brajshori, Bajram Tmava, tha se kjo seancë gjyqësore kishte karakter teknik, ku nga ana e disa avokatëve mbrojtës u parashtrua çështja se a mundet gjyqtari Vladimin Mikula të jetë njëkohësisht anëtar i dhomës së specializuar dhe gjyqtar apo anëtar i këtij trupi gjykues për të gjykuar në këtë çështje.

Ndërkohë konkludimi i gjykatës është që parashtresa të dorëzohet me shkrim ashtu siç parashihet në dispozita ligjore që rregullojnë çështjen e përjashtimit të gjyqtarit dhe t’i drejtohet organit kompetent përkatësisht kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Për këtë arsye deri më 1 shkurt nuk do të ketë seancë në këtë çështje”, tha Tmava.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme