Ministrat e Diasporës të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës u takuan në Ohër

Ministri i Diasporës i Maqedonisë, Edmond Ademi, ai i Shqipërisë Pandeli Majko dhe homologu i tyre i Kosovës, Dardan Gashi, kanë zhvilluar një takim trepalësh në Ohër.
Ata vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Ministri i Diasporës i Maqedonisë, ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, Edmond Ademi, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi, zhvilluan një takim trepalësh në Ohër.

Ata vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tri shteteve në rajon.

Takimi i Ohrit u konsiderua një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik. Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, si një akt që i jep kredibilitet bashkëpunimit të ngushtë midis tri vendeve.

Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe në vende të tjera, për t’i takuar komunitetet e diasporës. Ata, po ashtu, u pajtuan që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera të interesuara në rajon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme