Tahiri: Ky do të jetë qëndrimin i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale!

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur rreth qëndrimit të kësaj ministrie në lidhje me kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Tahiri ka thënë se ende nuk ka marrë në duar kërkesën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se nesër do ta marrë në duar kërkesën për shfuqizim të Gjykatës Speciale dhe pastaj, kjo ministri do të dalë me qëndrim.

Tutje Tahiri tha se Ministria e Drejtësisë do të veprojë konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Unë pres zyrtarisht që nesër ta marrë ftesën meqenëse është procedu, por teknikisht duhet pak kohë deri sa të vjen në kryeministri pastaj në ministri, çështja në fjalë. Unë pres që më së largu ta kem në ministri nesër këtë kërkesë dhe të jap mendim që duhet edhe ministria, një nga tri ministritë pra që duhet të deklarohen për këto çështje dhe pa e marrë ende këtë kërkesë në dorë nuk mund të prononcohem dhe të flas, mirëpo atë që mund ta them është që mendimi i Ministrisë dhe i imi në këtë rast do të jetë konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, ka deklaruar Tahiri, raporton Gazeta Blic.

Ministri Tahiri, me 9 janar para se Kuvendit ta dërgoj në qeveri iniciativën për shfuqizimin e speciales, kishte thënë se ajo çka është fakt është se Gjykata Speciale është funksionale.

“Gjykata speciale është themeluar mbi ndryshimet kushtetuese në vitin 2015, dhe padyshim që Kosova është republikë parlamentare dhe çdo ndryshim që vije nga Parlamenti i çfarëdo ligji, nga kryeministri dhe të gjithë ministrat jemi të obliguar ti respektojmë.

Nuk dua të paragjykojë se çka do të ndodh në të ardhmen, por ajo që është fakt i kryer është që Gjykata është funksionale… dhe shpresojmë që një gjykatë e tillë të ketë njerëz profesionist që nuk do ta komprometojnë tërë sistemin siç ka ndodhë ditëve të fundit”, kishte thënë ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës edhe zyrtarisht ka pranuar kërkesën e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për mendim në nismën legjislative për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Në anën tjetër, drama për Specialen filloi më 22 dhjetor, kur tre liderët e vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj ndërmorën nismën për ta shfuqizuar gjykatën e cila pretendon t’i gjykojë krimet e pasluftës në Kosovë.

Duhet theksuar se kundër kësaj nisme kanë qenë të ashpër në deklaratat e tyre ambasadorët e shteteve të Quint-it, duke thënë se një veprim i tillë e kthen Kosovën mbrapa dhe rrezikon marrëdhëniet me shtetet mike të saj.

Kujtojmë se, Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mund të prodhojë situata të reja, që sipas tyre do të rrezikonin stabilitetin dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka qenë i pranishëm në ambientet e Kuvendit prej ku ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë iniciativë.
“Më duhet të them që jam shumë i dëshpëruar për këtë çështje që erdhi papritur, pa ndonjë debat publik dhe që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e konsideroj turpëruese.

“Në rast se ky propozim kalon do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës dhe do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si thikë pas shpinës”, ka thënë ambasadori Delawie.

Disa orë më parë ambasadori amerikan e ka cilësuar si të tmerrshme një ide të tillë.

“Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai.


Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se nuk e di saktë se cila do të ishte përgjigja e Londrës e as e BE-së për Kosovën nëse e zhbën Gjykatën Speciale, por ka thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga pas lufta.

“Kam kërkuar që të ndalet procesi i gjykatës. Kosova i ka dhënë besën Bashkimit Evropian, që do të vazhdoj procesi. Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë keq për Kosovën . Nuk do dua të them se korrupsioni e krimi i organizuar nuk e dëmton Kosovën sepse këto janë të lidhura me politikën dhe politikanët, por kjo e dëmton dhe e shkatërron Kosovën. Sonte mund të jetë nata me e rrezikshme për Kosovës që nga pas lufta”. ka thënë ai.

Nga inciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është distancuar edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti i cili ka thënë se do të votoj kundër shfuqizimint të Gjykatës Speciale, me arsyetimin se e do përballjen me këtë gjykatë.

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 pati miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale.

/GazetaBlic 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme