Rama: Shqipëria e Serbia bashkë në BE, nëse Beogradi e njeh Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë sot në Davos se shpreson se, edhe pse Serbia është para Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, dy vendet do të mund të hynin bashkë në Union me supozimin që Serbia ta njohë Kosovën, transmeton Koha.net.

“Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat. Porse kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”, citon b92 të ketë thënë Rama sot në Davos.

Edi Rama dhe kryetari serb Aleksandar Vuçiq janë përshëndetur sot në Davos dhe e kanë caktuar një takim për nesër.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme