Sela në takim në Ambasadën Amerikane në Shkup

Shumica parlamentare dje hodhi poshtë Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ku kërkesat e Prokurorisë Sepciale Publike konsiderohen si të pa arsyeshme për miratim nga Parlamenti, mirëpo mosvotimi i dy ligjeve nga kjo shumicë parlamentare solli dhe reagimet e para zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve dhe Ambasadës së Holandës në Shkup, të cilët theksuan se përkrahja ndaj punës së Prokurorisë Speciale Publike nuk duhet të mungojë nga partitë politike, pasi kjo garanton Marrëveshjen e 20 korrikut dhe sundimin e së drejtës në Maqedoni.

Si pasojë e rrethanave të brishta politike në vend, e sidomos për shkak të ngjarjeve të djeshme për mosvotimin e dy ligjeve të Prokurorisë Speciale Publike nga kjo shumicë parlamentare tregon qartë se ky pushtet nuk është i gatshëm për kthimin e drejtësisë dhe demokracisë së mirëfilltë në vend.

Ndryshe, sot në takim urgjent në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në ora 16:15h është ftuar delegacion i LR-PDSH, i kryesuar nga Ziadin Sela.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme