Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se mënyra transparente e zgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve është zgjidhja më e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.
Në Express të KTV-së, Apostolova ka thënë se duhet të bëhen disa ndryshime në legjislacion dhe të krijohet një sistem i qëndrueshëm i sundimit të ligjit.
Ajo ka thënë se emërimet politike duhet të largohen nga pozitat e larta në drejtësi.
“Do të thosha se nepotizmi dhe emërimet politike janë të parat që duhen ndalur, sikurse emërimi i njerëzve me akuza, apo njerëz të dënuar. Këta duhen larguar nga pozitat e larta, sepse vetëm kështu, kur gjyqësia kosovare e tregon vendosmërinë para opinionit, do ta fitojnë besimin se vërtet do ta vendosin interesin e popullit të Kosovës mbi të gjitha”, ka thënë ajo.
© KOHA.