Vetëm deri të shtunën ngrohtorja e Gjakovës ka rezerva të mazutit për t’i ngrohur qytetarët e saj, raporton KTV.
Kjo pasi vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për lirim të akcizës për lëndën djegëse mazut nuk vlen për Ndërmarrjet Publike, por vetëm për ato private.
Edhe pse qëkur ka hyrë në fuqi ky vendim, Ngrohtorja është furnizuar me mazut pa akcizë.
Gjatë ditës së mërkurë, kryeshefi i kësaj ngrohtoreje, Admir Shala, ka takuar zyrtarë të qeverisë, nga të cilët ka kërkuar një zgjidhje.
Shala thotë se vetëm edhe këtë vit po kërkojnë nga qeveria që t’i financojë. 1 ton mazut kjo ngrohtore e ka blerë rreth 500 euro pa akcizë, ndërsa me të arrin shumën deri në 800 euro.
Nga Dogana e Kosovës thonë se kësaj kompanie nuk i është vendosur akciza por vetëm nuk e gëzon të drejtën për lirim të mazutit.
Vendimet e qeverisë iu referohen ndërmarrjeve private e jo ndërmarrjeve publike, të cilat pranojnë subvencione nga paratë e buxhetit.