Diplomati shqiptar: Fobia e Ivanov ndaj gjuhës shqipe gërryen themelet e Maqedonisë

Diplomati shqiptar Lisen Bashkurti, duke komentuar veprimet e Presidentit të Maqedonisë, Ivanov, i cili refuzoi të dekretonte ligjin mbi përdorimin e gjuhës shqipe në nivel shtetëror në Maqedoni, ka thënë se autoriteti që lypet të kujdeset për zbatimin rigiroz të Marrëveshjes së Ohrit e shkel atë me dy këmbë.

Sipas tij, ligji për gjuhët buron nga Marrëveshja Kuadër e Ohrit e vitit 2001.

“Mbas një procesi të gjatë u poqën kushtet politike, ndëretnike, shoqërore, arsimore dhe kulturore që ligji të miratohej me një bazë të gjërë mbështetje parlamentare. Miratimi i ligjit nga Parlamenti i Maqedonisë është një arritje e madhe për marrëdhëniet demokratike e ndëretnike në Maqedoni. Ky ligj është vlerë demokratike për shtetin dhe për mbarë shoqërinë në Maqedoni. Ai forcon themelet e unitetit politik, marrëdhëniet ndëretnike dhe kohezionin social brenda Maqedonisë. Miratimi i ligjit për gjuhen shqipe është fitore pa të humbur. Nga kultura, gjuha, edukimi nuk humbet askush, por përfitojnë të gjithë. Ligji reflekton tipikisht vlerat multikulturore të demokracisë Evropiane në mjediset Ballkanike. Kosova dhe Maqedonia bëhen kështu shtetet e para multilinguistike në Ballkanin Perëndimore. Vetëm një njeri është kundër këtij ligji: Presidenti i Maqedonisë Ivanov. Përfaqësuesi i garantimit kushtetues i unitetit politik deklarohet kundër ligjit. Autoriteti qe lypet te kujdeset për zbatimin rigiroz të Marrëveshjes Kuadër të Ohrit e shkel atë me dy këmbë. Institucioni që nevojitet të përkujdeset për marrëdhëniet ndëretnike prodhon albanofobi me qëndrimet e tij. Posti që do duhej të nxiste Europianizimin e vendit kthehet në doktrinat retrograde të së kaluarës. Ivanovi është remineshence e pandryshueshme. Është kadaver e së kaluarës së erret. Është bartës i urrejtjes, frikës dhe armiqësisë ndëretnike në Ballkan. Koha e tij ka mbaruar për të mos u kthyer me kurrë”, ka shkruar ai në facebook.

Sipas tij, ligji i gjuhës shqipe tanimë është miratuar dhe ai do hyjë në fuqi brenda pak javësh, pavarësisht pacavrave që zënë myk ndër tempujt e së kaluarës.

“Natyrisht kërkohet kujdes dhe vigjilence e lartë. Ivanov nuk është i vetëm. Ai ka mbështetje brenda Maqedonisë deri në stepat e Azisë. Them kujdes e vigjilence sepse në Ballkan është lehtë të provokohen kriza dhe është shumë vështirë të prodhohet paqe”, ka shkruar ai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme