Partia e Majta sot ka akuzuar pushtetin e ri në Maqedoni se zbaton praktikat e njejta të qeverisësë të ish kryeministrit Nikola Gruevski, i cili gjërësisht ka përdorur gjyqësinë për të qëruar hesapet me kundërshtarët politik. E Majta pohon se qeveria e Zaevit po vazhdon persekutimin e drejtuesve të partisë, të akuzuar nga ish regjimi për demolimin e zyrës së presidentit Gjorge Ivanov gjatë zhvillimit të protestave të revolucionit laraman.
Sipas tyre, gjykatat vzhdojnë të jenë selektivë në ndarjen e drejtësisë, sepse procesin gjyqësorë kundër drejtuesve të partisë, Mariglen Demiri dhe Zdravko Savevskit po e zvarit më shumë se dy vjetë, ndërsa aktivistët e LSDM-së për veprën e njejtë i ka shpallur të pafajshëm.
Xhejlan Veliu anëtare e të Majtës para Gjykatës penale në Shkup deklaroi se pjesëmarrja e tyre në revolucionin laram nuk ishte për të zëvendësuar një regjim me një tjetër duke porositur se beteja e tyre për drejtësi do të vazhdojë deri sa nuk bie regjimi.
’Ne nuk e kemi të qartë pse po na akuzojnë bashkëluftëtarët tanë, në fakt ata që deri dje sëbashku kemi luftuar kundër regjimit, pyesim bashkëluftëtarët tanë nëse janë bënë vegël e regjimit të ri,’’ pyeti Veliu.
Kryetari i të Majtës, Zdravko Savevski tha se procesi kundër tij po zvaritet më se dy vjetë, ndërsa gjykimi i sotëm është shtyrë prap për të tretën herë sepse është ndëruar gjykatësi.
‘’Pas 2 vitesh, për herë të parë, ka pasur një ndryshim nga një pikë e vdekur, e cila flet shumë për gjyqësorin në vend. Mendoj se qëllimi i gjithë kësaj është të na malltretojnë, kjo nuk mund të interpretohet ndryshe,’’ tha Savevski.
Deputeti i LSDM-së Pavle Bogoevski, i cili poashtu akuzohej për veprën penalen, pjesëmarrje në turmë, pas 10 seancave, Prokuroria ka tërhequr akuzën për mungesë provash. Këtë vendim të gjykatës Bogoevski e ka arsyetuar me faktin se dëmi i shkaktuar ndaj fasadave është nën 15.000 denarëve, shumë e pamjaftueshme për ta cilësuar lyerjen me boje të institucioneve si verpër penale.
Almakos