Vetëvendosje e do Haradinajn në interpelancë për rritjen e pagave, vendimin e çon edhe në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dhe deputetëve nënshkrues dorëzoi sot kërkesën për Interpelancë për Kryeministrin Haradinaj, lidhur me vendimin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, pagën minimale dhe pagesat e skemës sociale.

“Presim nga Kryesia e Kuvendit që sa më parë dhe me prioritet të lartë ta caktojë në rendin e ditës këtë kërkesë tonën për shkak të rëndësi së madhe të kësaj teme dhe shqetësimit po ashtu të madh nga qytetarët e të gjitha grupimeve shoqërore”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

“Grupi ynë do ta dërgojë po ashtu në Gjykatë Kushtetuese vendimin joligjor dhe të padrejtë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritjen e pagave të zyrtarë të lartë politikë”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme