Spitali i Koresë së Jugut, është përfshirë nga një zjarr ku nga raportet e para thuhet se 41 persona kanë vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur.
Një zëdhënës i agjencisë kombëtare në Korenë e Jugut, tha se më shumë se 70 njerëz të tjerë ishin plagosur, 13 prej tyre janë në mënyrë kritike, shkruan The Guardian.
Pothuajse 200 pacientë kanë qenë brenda ndërtesës së spitalit kur zjarri shpërtheu rreth orës 7:30 në orën lokale
Sipas agjencisë shtetërore Yonhap, të gjitha viktimat duket se kanë vdekur nga thithja e tymit.
“Dy infermierë nga ky spital thanë se kishin parë zjarr që shpërthente papritmas në dhomën e urgjencës”, tha shefi i zjarrit Choi Man-woo, por mes tjerash ka shtuar se ende nuk është i njohur shkaku i zjarrit.
Ndërsa një muaj më parë nga zjarri në një palestër në jug të Jexheon vdiqën 29 persona.