Kompania që ia mori Kosovës 5 milionë euro në Arbitrazh përfiton 500 mijë euro nga falja e tatimeve

Kompania austriake OeSD, e cila vite më parë kishte fituar tenderin mbi 10 milionë eurosh për prodhimin e pasaportave të Kosovës, përpos që ka përfituar 5 milionë euro nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, autoritetet vendore të njëjtës ia kanë falur hiç më pak se gjysmë milioni euro tatime të papaguara.

Gjykata e Arbitrazhit në Paris në vitin 2016 ka gjetur se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës kishte bërë shkelje ligjore për shkak të vonesave në pagesa për tenderin milionësh të pasaportave, me ç’rast ishte detyruar nga Gjykata t’ia paguajë kompanisë austriake kompensimin milionësh.

Përndryshe, përfaqësuesit e kompanisë austriake OeSD vite më parë kanë qenë të përfshirë në skandalin më të madh që nga paslufta në Kosovë, i cili skandal ishte zbuluar në atë kohë nga gazeta “Zëri”…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme