‘Kur çohet gjunë Samia, pse s’ia kërsas edhe unë nja’

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se e kupton ministrin Dardan Gashi, sepse në vende ku ‘me mish e raki’ njeriu bëhet trim edhe pa qenë hiç.

“Dardan Gashi nuk i ka kqyrë reklamat e KFOR’it dhe ka gju në atë tubimin që e kanë pasë dhe kjo natyrisht se është sjellje e keqe e një zyrtari të lartë të Kosovës. Pushtetarët special çkado që bëjnë nuk vlerëson me standard të njëjta të ligjit me qytetarët e zakonshëm. Dardan Gashin nuk e arsyetoj hiç, por e kuptoj. Në ato tubimet e yndyrshme me mish e raki ku shahirat prejnë e grijnë e shahirat gjujnë allti, bëhet njeri trim edhe pa kanë hiç”, ka thënë Konjufca.

“Çohet gjunë Samia, çka kam edhë unë që s’ia kërsas nja”, ka thënë Konjufca.

Ai ka hedhur kritika për dënimin e katër deputetëve, pasiqë sipas tij ‘pika qendrore e aktakuzës është interpertimi i armës’.

“Kjo tregon që pushteti fatkeqësisht e ka shtri dorën e tij drejtpërdrejtë mbi gjyqësorin sipas interesave të veta e jo sipas ligjit”, ka thënë Konjufca

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme