Haradinaj ka thënë se janë disa tradita që lejojnë gjuajtjen me armë, dhe të cilat nuk janë zhdukur krejtësisht.
“Nuk është e hijshme në shekullin 21 askush me ju ekspozuar as publikut dhe as njerëzve me gjuajtje me armë. Janë disa tradita që ua lejon, dhe nuk është zhduk krejtësisht, jemi në atë periudhën ku ne të gjithë dakordohemi me ju dhanë përparësi ligjeve dhe kushtetuese”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net
Kryeministri i vendit tutje ka thënë se kërkesa për shkarkim të Gashit është e hershme, pasi rasti ende është në process ligjor.
Sipas tij qeveria nuk mund të bëj veprime tjerë pa përfunduar rasti në Prokurori.
“Trajtimin e kësaj teme në parlament ta kthejmë të orientuar kah zbatimi i ligjit, kushtetuta dhe praktikat. Kërkesa për masa tjera është e hershme pasi është në process ligjor, dhe nuk mund të avancojmë në veprime përderisa kjo temë është në proces ligjor”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Shefi i qeverisë kosovare tutje ka bërë të ditur se deri më tani për rastin në fjalë janë intervistuar pesë persona, dhe janë konfiskuar dy revole.
“Pikëpamjet e mia personale janë pak ma tradicionale dhe për këto mbaj përgjegjësi në cilin do funskion që kam”, përfundoi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Kjo interpelancë ishte thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas videove ku zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi ishte parë duke gjuajtur me armë në odën e Fatmir Limajt. /Lajmi.net/