Zv/ministri Berisha: Mosnjohja nga pesëshja e BE-së po na shkakton situatë të rëndë

Më 17 shkurt Kosova do të festoj 10 vjetorin e pavarësisë së saj.

17 shkurti shënon datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e cila më pas u njoh ndërkombëtarisht nga gjithësej 115 vende.

Problematika kryesore pas periudhës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka qenë mohimi dhe çasja negative e shumë shteteve me ndikim ne Europë dhe në Botë.

Pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën ende, dhe këtu duke përfshirë Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë.

Lidhur me këtë çështje, për lajmi.net, është deklaruar zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Ai ka thënë se Kosova ka numër të konsiderueshëm të njohjeve, mirëpo sipas tij, problemi nuk qëndron të numri, por te pesha e vendeve.

“Sa i përket numrit të njohjeve, ne kemi një numër të respektueshëm të tyre, problemi nuk është numri por te pesha e vendeve që nuk na kanë njohur”, thotë Berisha.

Berisha shton se çdo njohje është lajm i mirë për Kosovën, mirëpo sipas tij dy ose tri njohje nga Afrika apo ndonjë shtet dytësor nuk ndryshojnë gjë tjetër pos numrit të tyre.

“Çdo njohje është e mirë, mirëpo 2-3 njohje nga Afrika apo vendet tjera nuk ndryshojnë asgjë, përveç shifrës”, shton Berisha.

Ajo çka është shqetësuese dhe thelbësore sipas Berishës është mos njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së. Sipas tij mosnjohja e pesë shteteve Eeropiane po krijon situatë të rëndë me BE-në dhe Evropën në përgjithësi.

Sipas Berishës, e rëndësishme është edhe çasja më serioze ndaj vendeve të cilat janë në zhvillim, sikurse India, Brazili, Argjentin apo edhe Kina.

Berisha thotë se rëndësi të madhe ka edhe çasja ndaj shtetit të Vatikanit për shkak të peshës botërore të këtij shteti.

“Ajo çka për ne është thelbësore është pesëshja evropiane, mosnjohja e pesëshë që po na krijon situatë të rëndë me BE-në dhe Europën në tërësi. Për ne po ashtu është me rëndësi çështja me shtetet që janë në zhvillim të hovshëm, sikruse India, Brazili, Argjentina apo edhe me Kinën. Lëvizjet do të duhej bërë në këto drejtime si dhe natyrisht edhe për çështje të peshës botërore, Vatikanin. Këto janë vendet që do duhej të fokusoheshim, ndërsa sa i përket numrit të njohjeve ne kemi tejkaluar shifrën që shumë vende të OKB-së nuk e kanë”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Berisha shtoi që Kosova nuk ka kapacitete aq të mëdhaja sa të shtrijë ndikimin dhe lobimin në çdo vend, mirëpo sipas tij, fokusimi duhet të bëhet në pak vende por me intensitet të plotë e të shtuar.

Sipas tij, duhet të punohet me vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë, ngase duhet bërë me dije atyre që njohja prej 23 shteteve të BE-së nënkupton edhe për to njohje dhe të ndalet kjo çasje negative ndaj Kosovës. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme