Hyseni: Aktualisht, konflikti mes Serbisë dhe Kosovës mbetet i hapur

Ish-Kryediplomati Skender Hyseni ka thënë se nuk do të ketë mbyllje të konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke. Zyrtari i LDK’së ka theksuar se në situatën sikur është tash, konflikti mbetet i hapur mes dy shteteve.

“Përderisa Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra tjetrën si shtete të pavarura dhe sovrane, problemet midisin këtyre dy vendeve mbeten konflikt i hapur”, është shprehur ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni për Express.

Këto komente, Hyseni i ka bërë pas deklaratave të Ministrit aktual të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia nuk duhet domosdoshmërisht ta njohë Republikën e Kosovës.

Në një intervistë për ‘AgenziaNova’ të Italisë, Pacolli ka folur raportet me Serbinë.

“Serbia nuk duhet ta njohë domosdoshmërisht pavarësinë e Kosovës, por nuk duhet të ndalë udhëtimin e Prishtinës drejt Evropës”, thotë Pacolli.

“Ne e pranojmë Serbinë si një fakt ekzistues shumë të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe e dimë që Beogradi mund të kontribuojë shumë në këtë drejtim “dhe prandaj” duhet të pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur“, ka shtuar ai.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë dialogun në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE’ja. Para vitit 1998, Kosova ishte nën pushtetin e Serbisë derisa prej vitit 2008 është Shtet i pavarur.

Zyrtarët serbë në vazhdimësi mohojnë shtetësinë e Kosovës derisa në Kushtetutën e tyre e kanë Kosova si pjesë të territorit të tyre.

Kosovën deri tash e kanë njohur më shumë se 100 shtete përfshirë Amerikën, Britaninë, Gjermaninë e Francën. Vazhdojnë të mos e njohin Rusia e Kina.

Kosova tash është në fazën e fundit të dialogut, i cili u ndërpre ditën kur u vra udhëheqësi i Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq. Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se dialogu nuk do të fillojë deri sa të zbardhet vrasja e Ivanoviqit. Nga ky dialog, pritet edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës nga Serbia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme