Në orën 2.47 të mëngjesit më 31 janar të vitit 1968, një ushtar amerikan dërgoi një mesazh në një radio të ambasadës amerikane duke thënë “Signal 300! Ata janë duke ardhur! Më ndihmoni! Më ndihmoni!” – para se të qëllohej për vdekje së bashku me një roje.
Paralajmërimi i tmerrshëm i ushtarit, në errësirën e gjysmë shekullit më parë, sinjalizoi fillimin më shkatërrues të krenarisë dhe prestigjit amerikan që prej Pearl Harborit të vitit 1941.
Ishte ngjarja më spektakolare e ashtuquaturës ofenziva Tet, 50 vite më parë – sulme të bashkërenduara nga 67, 000 guerilas dhe trupa të rregullta të vietnamezëve veriorë, duke përfituar nga festat vjetore të vitit të ri dhe armëpushimi për të kapur amerikanët dhe aleatët e tyre të Vietnamit jugor të papërgaditur.
Vetëm një pjesë e amerikanëve po flinin në ndërtesën e ambasadës kur vietkongët i goditën, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Sundimtari i vërtetë i Vietnamit të Veriut në vitin 1968 ishte pothuajse i panjohur Le Duan. Ishte ai që, kundër dëshirave të Ho, Giap dhe shumicës së ushtrisë, këmbënguli se ishte koha për të hedhur gjithçka që komunistët mund të bënin në një sulm në Jug, ku ai parashikoi se gjysmë milioni simpatizantë do të tuboheshin për të dëbuar “hundët e gjatë” nga vendi.
Amerikanët u kapën në masë të madhe, sepse logjika sugjeroi se ofesiva Tet ishte çmenduri ushtarake.
Si rezultat, brenda disa minutave, 10, 000 trupa komunistë marshuar drejt pushtimit të qytetit.
Sulmuesit vetëvrasës vietkongez, të cilët vdiqën me dhjetëra mijëra në vitin 1968, u treguan pasuesve të tyre islamikë se si kryengritësit mund të rrëmbejnë fitoren nga humbja, madje edhe kundër makinës më të fuqishme ushtarake në tokë./Periskopi/