Volkswagen Polo GTI R5 ka mbajtur premierën botërore. Ky model Rally bazohet në gjeneratën e gjashtë të Polos së re dhe për zhvillimin e këtij modeli janë përfshirë njohuritë dhe përvojat e fituara nga katër titujt botëror të garat e WRC-së, nga viti 2013 deri 2016.
“Prezantimi i Polos GTI R5 për publikun e gjerë ishte një moment fantastik”, ka thënë drejtori i Volkswagen Motorsport, Sven Smeets, transmeton Koha.net. “Marrëdhënia e ngushtë me Polon GTI në rrugë është e pagabueshme. Për Polos Rally, familja GTI ka edhe një ambasador të jashtëzakonshëm. Ekipi ynë dhe kolegët nga Volkswagen Design në Wolfsburg kanë merita të mëdha për të. GTI R5 duhet të tregohet në skenarin e niveleve të larta në mënyrë që të sigurohet se mund të ndërtohet në suksesin e paraardhësit të tij në duart e përdoruesve”, ka thënë Smeets.
Përgjegjësia për tërë projektin qëndron tek drejtori teknik Francois-Ksavier “FKS” Demaison, si dhe tek menaxheri i projektit Jan de Jongh, i cili, si inxhinier për gara, është kujdesur për garuesin Sebastien Ogier me Polo W në WRC nga viti 2013 deri në 2016.
“Polo GTI R5 kaloi testet fillestare pa asnjë problem. Rezultatet e testit të vozitjes ishin shumë pozitive”, thotë Demaison, përcjell Koha.net. “Padyshim ishte shumë e dobishme ftesa e një ekipi me përvojë inxhinierike dhe mekanike i cili ka ndihmuar në zhvillimin e Polos që fitoi Kupën e Botës. Po ashtu, kemi përfituar edhe nga bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e zhvillimit teknik në Wofsburg si dhe me kolegët tanë nga Skoda, të cilët ofrojnë modele R5 që nga viti 2015”, ka thënë Demaison.
Polo GTI e re, gjegjësisht Polo GTI R5 ka motor Turbo me katër cilindra me kapacitet prej 200 kW/ 272 kuajfuqi, në kombinim me marshin sekuencial me pesë shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat. Polo e re për gara peshon 1,320 kilogramë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4,1 sekonda.