Tregtari serb i armëve në Listën e Zezë të SHBA-së

SHBA kanë vendosur në listën e zezë 39 persona, përfshirë një biznesmen nga Serbia.

Sllobodan Teshiq, i njohur si një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në Ballkan është pjesë e kësaj liste, transmetojnë mediat serbe.

Në arsyetimin e për vendosjen e sanksioneve ndaj Teshiq përmendet se administrata amerikane ka vendosur një regjim të ri të sanksioneve ndaj personave që kanë lidhje me korrupsionin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Kjo nuk është hera e parë që emri i Teshiq lidhet me ndalimin e udhëtimeve.

“Teshiq është ndër tregtarët më të mëdhenj të armëve dhe municioneve në Ballkan, një person i cili është i ndaluar të udhëtojë për shkelje të sanksioneve të OKB-së në eksportin e armëve në Liberi”, ka bërë të ditur Thesari amerikan.

Në arsyetimin e vendimit për vendosjen e sanksioneve qëndron edhe ajo, se Teshiq me qëllim të sigurimit të marrëveshjeve për armatim, zyrtarëve të vendeve të ndryshme drejtpërdrejt ose tërthorazi u ka dhënë ryshfet dhe ndihmë financiare.

Në dokumente thuhet se Teshiq edhe në mënyra tjera ka korruptuar të gjithë ata nga të cilët ka pasur përfitim. Ai pagoi për edukimin e fëmijëve të klientëve të mundshëm, pushimet e shtrenjta dhe përfitime tjera.

Sipas pohimeve nga SHBA, Teshiq posedon ose kontrollon kompanitë serbe Partizan Tek dhe Tehnoglobal Sistems d.o.o. Beograd, si dhe kompanitë qipriote Gravit Limitid dhe Karso Limitid.

“Teshiq negocion shitjen e armëve përmes Karso Limited dhe përdor Gravit Limited si një mekanizëm për financimin e politikanëve”, thuhet në njoftim.

Teshiq ka qenë njeri i afërt i ish-presidentit serb Tomisllav Nikoliq dhe posedon pasaportë diplomatike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme