Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të partisë së tij AK në qytetin Amasya tha se “Ushtarët tanë heronj dje në rajonin e ‘Mburojës së Eufratit’ kanë shkruar histori ndërsa edhe sot po shkruajnë histori në Afrin”, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan tha se ata të cilët i thonë “jo luftës” në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në të vërtetë i thonë “po persekutimit”.
“Në të vërtetë ata i thonë ‘po’ sulmit të jetës, pronës e nderit të të shtypurve. Në të vërtetë i thonë ‘po’ pushtimit të rajonit me dorë të organizatës terroriste. Në të vërtetë kjo është ndytësira. Ky është qëndrimi i pandershëm, të cilit në të vërtetë duhet t’i thuhet ‘jo’”, tha Erdoğan.
Duke folur për operacionin “Dega e Ullirit” të nisur në Afrin, Erdoğan tha se “Fillimisht duke filluar nga vëllezërit tanë në Afrin, nga çdo vend po marrim lajme mjaft pozitive dhe mjaft inkurajuese. A e dini se çfarë thotë populli rajonal i cili dëgjon se fshatrat në Afrin po pastrohen nga terroristët nëpërmjet ushtarëve tanë, (ata thonë) ‘Turqit kanë ardhur, tani jemi në siguri’, ‘Historia po rimëkëmbet’”.
“Sot përsëri kemi gjëra të bukura, ashtu siç e dini sot është dita e nëntë (e operacionit Dega e Ullirit) dhe Mehmeti (ushtria turke) jonë po ecën drejt Afrinit. Lavdi u qoftë atyre që çliruan edhe kodrën Burseya. E përfunduan përkundër atyre që nuk e dinë veten, e kanë etiketime të ashtuquajtura. E përfunduan përkundër Parlamentit Evropian. Disa që nuk e dinë veten në Parlamentin Evropian, ushtarit tim po i thonë ‘forcë okupuese’. Ajo ju përshtatet juve. Ju shikoni njëherë paraardhësit tuaj, çfarë keni bërë në Afrikë, çfarë keni ngrënë, shikoni njëherë. Shikoni se si keni shfrytëzuar të gjithë pasuritë e të shtypurve dhe viktimave”, tha Erdoğan.
Në vijim duke theksuar se “Do t’u mësojmë atyre se kush janë okupues, e kush janë mikpritës”, Erdoğan, shtoi më tej se “Ja tani pse po hyjmë në Afrin? Ne nuk jemi të interesuar për territorin në Afrin. Ne nuk e kemi syrin te tokat e Sirisë, por 3.5 milionë sirianë janë mysafirë në tokat tona. Ne po punojmë për t’i kthyer ata në shtëpitë e tyre. Shikoni Azezin, shikoni Jarabulusin, shikoni El-Rain, El-Babin, këto vende i morëm apo? Dy mijë akra tokë, tani 2 mijë akra tokë po i mbajmë nën kontroll”.