Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e refuzimit të vizave për politikanët kosovarë.
Ai ka thënë se është shumë keq që ‘po u refuzohen vizat’ por ka shtuar se ‘politikanëve të mos ua mbajmë dertin sepse ata i marrin vizat’.
“Shumë keq është nëse ndodhë. Mirë na kishin ba politikanëve me na i refuzu vizat po me jau jep qytetarëvt. Politikanët i marrin vizat, besoni mos ua bani dertin. Problemi është dhe është e dhimbshme se qytetarët janë të izoluar”, ka thënë Haradinaj, shkruan Sakte.net.
“Sa i përket për shembull për vizën e Anglisë, unë kam vizitë më 26 shkurt, për me qenë i rregullt kam apliku si çdo qytetar, nuk kam kërku kurfarë procedure të jashtëzakonshme, këto shkrimet që kanë ndodhë nuk e di pse kanë ndodhë por nuk janë të vërtetë. Për Amerikë, kam apliku sepse kam pasë disa ftesa, pra për vizitë bilaterale edhe kur ka një agjendë të tillë shkoj në Amerikë dhe çdo vend të botës. Kur isha zgjedhë në fillim, thojshin s’ia uroj kërkush, kur s’met kush pa e uru, thanë vizat. I kisha lutë mediat të mos nxitojnë shumë sepse nuk e di çka thojnë pastaj. Nuk jam veç me dalë me shku dikah por vetëm kur e di se i ndihmoj Kosovës, në Amerikë shkoj për qejf, isha shku por tani jam për vizita në bazë të një agjende”, ka thënë ai.