Haradinaj ka theksuar se ky takim ka në fokus thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke synuar realizimin e një protokolli bashkëpunimi me shtetin e Malit të Zi.
Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj deklaroi se me Dushko Markoviqin nuk ka mbetur shumë hapsirë të diskutohet për Demarkacionin, raporton lajmi.net
“Sa i përket demarkacionit tema është në parlament, dhe nuk ka mbetur hapsirë për negocim mes kryeministrave”, ka thënë Haradinaj.
Shefi i qeverisë kosovare ka komentuar edhe deklaratën e Limajt, i cili tha se duhet të gjendet një zgjidhje creative.
Haradinaj theksoi se e mirëpret secilën zgjidhje që i ofrohet për këtë çështje.
“Mirëpres çdo kontribut që ndihmon në gjetjen e zgjidhjes. Jemi të interesuar për zgjidhje, por për momentin nuk kam ndonjë gjë konkrete”, deklaroi Ramush Haradinaj.
Ndryshe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën më 6 shkurt. /Lajmi.net/