Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, (AGK), ka duruar kritikë redakisisë së televizionit “TV Most”, në Zveçan për përdorim të gjuhës së urrejtjes në artikullin “Šiptarski teroristi prete Marku Đuriću”.
“TV Most” ka publikuar një artikull të shkurtër në lajmet e mbrëmjes së 28 janarit 2018 në lidhje me shënimin e disa grafiteve në një shkollë fillore në fshatin Ugljarë, që gjendet në afërsi të Fushë Kosovës, ku mësimin e ndjekin fëmijët e komunitetit serb.
Më pas, në portalin e këtij televizioni, është përdorur termi “Siptari” i cili është ofendues ndaj shqiptarëve dhe i cili shpjegon disa detaje të tjera të këtij incidenti, me titull “Šiptarski teroristi prete Marku Đuriću” (terroristët shqiptar kërcënojnë Marko Gjuriqin).
Po ashtu, ky medium ka shkelur kodin etik duke përdorur po ashtu termin “terroristë” duke e cilësuar vet ky medium se rasti në fjalë ka të bëjë me ‘terrorizëm’.
TV Most ka shfrytëzuar burimin e informacionit nga një medium tjetër për këtë ngjarje, Radio KiM-it në këtë rast, por vërehet hapur se titulli ofendues ka qenë i redaksisë së këtij televizioni.
AGK konsideron se TV Most duke përdorur këtë term ofendues për Shqiptarët ka thyer jo vetëm standardet etike por edhe normat ndërkombëtare që ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe të diskriminimit.
AGK përkujton mediumet në Kosovë se gjuha e urrejtjes është vepër penale e cila sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.