Musa Xhaferri e tejkalon krizën morale?! Flet për krizën politike në Maqedoni me zv/kryeministrin e Shqipërisë

Pasi që nuk është shfaqur një kohë të gjatë në publik, ish zëvendëskryeministri i Maqedonië, Musa Xhaferri është parë tash së fundmi në Shqipëri. Sipas Zhurnal,  zyrtari i lartë i Kryesisë së ngusht të Bashkimit Demokratikë për Intergrim  dhe ish zv.Kryeministri i RM-së, Musa Xhaferi u prit sot në një takim pune nga zv. Kryeministri i Shqiprisë z.Niko Peleshi.

Theks i veçant në këtë takim raportohet se iu kushtua situatës respektivisht  tajkalimit të krizës politike që po kalon Maqedonia si dhe situatës së përgjithshme në rajon. Vlerësim i përbashkët në këtë takim ishte, se tejkalimi i krizës në Maqedoni është me rëndësi jo vetëm për vet Maqedoninë por edhe për rajonin dhe stabilitetin e tij në këtë periudhë të rëndësishme për të.

Ndërkohë, nuk raportohet nëse në këtë takim është biseduar edhe për aferat e përgjimeve dhe zhvillimet lidhur me prokurorinë speciale, pasi që Xhaferri ka vendosur pas një kohe të gjatë të shfaqet në publik dhe të zhvillojë takime në cilësinë e “zyrtarit të lartë të Kryesisë së ngusht të Bashkimit Demokratikë për Intergrim”, siç e ka cilësuar Zhurnal pozicionin e tanishëm të Xhaferrit./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme