Deputetët serbë e braktisën seancën, kur kuptuan se kishin nderuar luftëtarin e UÇK-së

Deputetët e Listës Serbe dje në shenjë proteste kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi kishin kuptuar se kishin nderuar me një minutë heshtje ish-luftëtarin e UÇK-së, Haradin Balaj, i dënuar me 13 vjet burgim nga Tribunali i Hagës, i cili u varros dje në Varrezat e Kleçkës. Kështu raportuan mediat e Beogradit, sipas të cilave deputetët e Listës Serbe “ishin viktimë e një kurthi politik”, meqë nuk paska pasur përkthim në gjuhën serbe dhe ata nuk kanë ditur se kë po e nderojnë, transmeton Koha.net.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, Klubi i deputetëve të Listës Serbe kanë njoftuar se “Është e pakuptimtë që sot në Europë një institucion, i cili prezantohet rrjeshëm si demokratik, i bën nderime një krimineli të luftës dhe terroristit, siç është e turpshme të vihen në lojë demokracia dhe deputetët e një grupi deputetësh duke i ndalur me mashtrim në sallë pasi iu ndërpre përkthimi”, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, “Deputetët e Listës Serbe asnjëherë nuk do t’i nderojnë vrasësit e baballarëve, nënave e fëmijëve serbë, ndërsa po të ishim sot (bëhet fjalë për dje) të informuar për qëllimin e drejtuesve të Parlamentit, ne do ta shprehnim në mënyrë eksplicite dhe zëshëm protestën tonë dhe do të pengonim shuplakën publike ndaj popullit serb dhe vrasjen e sërishme të viktimave serbe”.

Deputetë e Listës Serbe, sipas kumtesës që e transmetojnë mediat e Beogradit, nuk do të kthehen në seancën e Parlamentit deri sa të mos zgjidhet çështja e mënyrës së punës në Kuvend dhe raporti ndaj përfaqësuesve serbë të zgjedhur, jo vetëm për shkak të mungesës së përkthimit, por edhe për shkak popullit tonë dhe viktimave të tij.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme