Shkup, prej orës 20 hiqet transporti publik falas

Qyteti i Shkupit njoftoi se prej sonte në orën 20 hiqet transporti publik falas në Shkup, ndërsa menjëherë hiqen masat dhe rekomandimet e jashtëzakonshme për uljen e ndotjes së ajrit, pas marrjes së informacioneve nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor se përqendrimet mesatare ditore të PM10 grimca në ajër janë nën pragun e definuar të alarmimit nga 200 µг/m3 dhe episodit me ndotjen e rritur gjatë dy ditëve radhazi është hequr.

Me këtë, masat dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit hiqen menjëherë. Por, Qyteti i Shkupit t’u mundësojë qytetarëve të cilët në vendin e tyre të punës kanë mbërritur me autobus, falas të kthehen në shtëpi, prej sonte në orën 20 hiqet transporti publik falas”, kumtojnë nga Qyteti i Shkupit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme