Pak kohe më parë u arrestua në Zvicër biznesmeni shqiptar Ardian Xhillari, për të cilin kishte një urdhër ndërkombëtar ndalimi për një sërë akuzash. Gjatë ditë së sotme, Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkalles se Pare Tirane ka kërkuar 15 vite burg në mungesë për biznesmenin pasi akuzohet per evazion fiskal, kontrabandë, falsifikim dokumentesh e abuzim me detyrën.
Biznesmeni dyshohet gjithashtu se është organizatori i skemës, ku është shitur një sasi nafte virxhin prej 4.4 milionë litra pa paguar taksat. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar që biznesmenit t’i hiqet e drejta për detyra drejtuese për 10 vite. Organi i akuzes ka kërkuar 5 vite burg për ish zv. drejtoreshen e Doganave, Lule Njebzën për ‘shpërdorim detyre’./d.m-dritare.net
Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3, dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vite burgim;
Deklarimin Fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Mospagimi i Taksave” të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimine tij me 2(dy) vite burgim;
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ardian Xhillari për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 15(pesembedhjete) vite burgim;
Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese për një periudhë prej 10(dhjete) vitesh për të pandehurin Ardian Xhillari;
Në zbatim të nenit 55 paragrafi 3 të Kodit Penal, dënimin përfundimtar me 15(pesëmbëdhjetë)vite burgim;
Deklarimin fajtor të pandehurit Tea Construction & Petrol për veprëat penale “Fshehje e të ardhurave” “Mospagim i taksave dhe i tatimeve” dhe “Pastrim i Prdokuteve të veprës penale dhe dënimin e tij gjobë në masën 5.000.000(pese milion) lekë.
Deklarimin Fajtor të të pandehurës Lula Njebza për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5(pese) vite burgim;
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5(pesë) vitesh, për të pandehurën Lula Njebza;
Deklarimin Fajtor të të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij j me 3(tre) vite burgim;
Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3(tre) vitesh, për të pandehurin Mirarbër Teneqexhiu.